Mohamed Sabry Emam Muhammed
02 Janar 2017•Përditësim: 02 Janar 2017
TEHERAN (AA) – Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), është vrarë në përleshjet me opozitën siriane, bënë të ditur agjencia iraniane e lajmeve Fars, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjenerali Gholam Ali Gholizadeh, veteran i luftës iraniano-irakiane e cila ka zgjatur nga viti 1980 deri më 1988 është vrarë në luftimet me luftëtarët e opozitës siriane, njofton agjencia iraniane, pa dhënë detaje.
Burimet lokale siriane, në ndërkohë bëjnë të ditur se gjenerali iranian është vrarë gjatë konfliktit mes forcave të regjimit dhe forcave opozitare në një fshat në perëndim të kryeqytetit Damask.