Mohamed Elkhatem,Mehmet Nuri Uçar
28 Nëntor 2016•Përditësim: 28 Nëntor 2016
HARTUM (AA) - Njoftohet janë rrëmbyer 3 punonjës të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) të cilët punonin në rajonin Darfur të Sudanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë lokale të rajonit Darfur, Abdullah Mustafa, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se janë rrëmbyer tre punonjës të UNHCR -së nga të cilët dy prej tyre shtetas nga Nepali dhe njëri nga Sudani.
Ndër të tjera Mustafa ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës dhe se forcat e sigurisë kanë nisur një operacion për kapjen e autorëve.
Ndërsa theksohet se rrëmbimi ende nuk është marrë përsipër nga askush.