Associated Press
28 Nëntor 2016•Përditësim: 28 Nëntor 2016
MADRID (AA) –Policia e Spanjës ka arrestuar të hënën katër persona të dyshuar për lidhje me një rrejt të organizuar ilegal për të cilin thuhet se ka qenë në shërbim të organizatës terroriste DEASH e cila përmes rrjetit ka dërguar pjesëtarët e saj në Evropë, përfshirë edhe sulmuesit nga vitit i kaluar në Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kumtesën e ministrisë së Jashtme të Spanjës thuhet se katër të arrestuarit janë të lidhur me të ashtuquajturën “rrugë e refugjatëve sirianë” që DEASH-i e ka përdorur atëherë kur përmes ishullit grek Leros në tetor të vitit 2015 dërgoi në Evropë sulmuesit e Parisit.