Mahmut Atanur
30 Nëntor 2015•Përditësim: 01 Dhjetor 2015
PEKIN (AA) - Për shkak të ndotjes intensive të ajrit e cila vazhdon në kryeqytetin e Kinës, Pekin, u kalua në alarmin e ngjyrës portokalli i cili është një nivel më i lartë se e verdhja, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës (NMC), duke theksuar se është kaluar në alarmin e ngjyrës portokalli për shkak të ndotjes së ajrit e cila vazhdon në nivele të rrezikut, njoftoi se sendotja e ajrit në vendet veriore të vendit do të vazhdojë deri të mërkurën.
Norma e PM 2.5 në Pekin e cila mat sasinë e grimcave të dëmshme në ajër raportohet se e ka kaluar 480, e kaloi me 19 herë më shumë pragun e besueshëm mbi ndotjen e ajrit të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Që të lehtësohet ndotja e ajrit disa fabrika në Pekin janë mbyllur dhe janë ndaluar aumtojetet e rënda në trafik si edhe disa ndërtimore janë pezulluar përkohësisht.
Nga ana tjetër u theksua se ndotja e ajrit e cila vazhdon nga fundjava në vendet veriore të vendit, ka mbuluar 23 qytete dhe një sipërfaqe prej 530 mijë kilometra katrorë.
Ashpërsia dhe rritja e ndotjes së ajrit në Kinë matet, kurse jepen alarme të ngjyrave të kaltërt, të verdhë, portokalli dhe të kuqe.