Ali Cura
18 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
KIEV (AA) - Ambasada e Rusisë në Kiev, i hapi dyert që nga mëngjesi për procesin e votimit për zgjedhjen e deputetëve për Dhomën e Ulët të Parlamentit të Rusisë (Duma), raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup i cili është kundër mbajtjes së zgjedhjeve, bërën përpjekje për të kaluar pengesat e vendosura për shkaqe sigurie rreth ambasadës. Pas kësaj ndodhi përleshje mes forcave të sigurisë dhe grupit. Ndërkohë u konstatua se një person i cili theksohet se është shtetas rus dhe ka shkuar për të votuar, është keqtrajtuar nga ana e një protestuesi, ndërsa forcat e sigurisë arrestuan dy protestues.