Mustafa Güçlü
18 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
ŞANLIURFA/RAKKA (AA) -Vazhdon të qëndrojë në vend flamuri amerikan i vendosur në ndërtesën doganore të organizatës terroriste PKK/PYD në rajonin Tel Abjad në qytetin Rakka të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Flamuri amerikan që qëndron ende mbi ndërtesën doganore në rajonin Tel Abjad i cili ndodhet nën kontrollin e PYD-së, krahut të organizatës terroriste PKK në Siri, vërehet që nga rajoni Akçakale të qytetit Şanlıurfa në Turqi.
Ditën e djeshme u hoqën 3 flamujt amerikanë në një ndërtesë ku ndodheshin një numër i madh i militantëve të organizatës terroriste PKK/PYD.
Gjithashtu edhe më 2 shtator ishin vendosur flamuj amerikanë përreth fshatit Rafi ku ndodheshin një numër i madh militantësh të organizatës terroriste PKK/PYD në rajonin Munbixh në perëndim të Eufratit.
Burimet lokale në rajon kishin theksuar se terroristët përdorin flamurin amerikan si "mburojë".