Halit Süleyman,Erdal Türkoğlu
06 Shtator 2016•Përditësim: 07 Shtator 2016
HALEP (AA) - Njoftohet se forcat e regjimit të Bashar al Asadit në Siri ka sulmuar me bomba fuçi me përmbajtje të gazit klorin në rajonin Sukkeri të Halepit raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale mësohet se një helikopter i forcave të regjimit ka hedhur bomba fuçi me përmbajtje të gazit klorin në vendbanimet në lagjen Sukkeri që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.
Ndërsa vihet në dukje se afërsisht 100 persona që janë prekur nga gazi janë dërguar nëpër spitalet e improvizuara me çadra që ndodhen në rajon.
Zyrtari i mbrojtjes civile në rajon, Nexhip Ensari, për gazetarin e AA-së ka theksuar se bomba është hedhur në zonën e banuar dhe se afërsisht 100 persona duke përfshirë gra dhe fëmijë që janë prekur nga gazi janë dërguar nëpër spitalet e improvizuara.
Ndërsa zyrtarët e spitalit të improvizuar në Sukkkeri kanë vënë në dukje se tek personat e prekur nga gazi janë vërejtur probleme si vështirësi në shikime, të vjella, marrje mendsh dhe probleme me frymëmarrje, si dhe kanë theksuar se dy nga këto persona janë në gjendje të rëndë.