Kasım İleri
07 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan Barack Obama njoftoi të mërkurën se do të mbajë në Afganistan 8.400 ushtarë amerikanë, që paraqet ndryshim të planit paraprak për tërheqje të ushtarëve nga ky shtet, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në vend që të ulin numrin në 5.500 trupa deri në fund të këtij viti, SHBA-të do të mbajnë në Afganistan deri në vitin e ardhshëm rreth 8.400 ushtarë, deri në fund të mandatit tim", tha ai gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.
Numri aktual i ushtarëve amerikan në Afganistan është 9.800.
Obama tha se ka ardhur në këtë përfundim duke u bazuar në rekomandimet e gjeneralit Nicholson, Komandant i Forcave të SHBA-ve në Afganistan, të Sekretarit të Mbrojtjes, Ash Carter dhe të kreut të Shtabit të Përbashkët, Joseph Dunford, si rrjedhoje e konsultimeve të tyre me Kongresin dhe qeverinë afgane.