Betül Yürük
16 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
GJENEVË (AA) – Një Komision i pavarur i Kombeve të Bashkuara për Sirinë njoftoi se organizata terroriste DAESH ka kryer gjenocid ndaj jezidëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i OKB-së shpalosi një raport për krimet e DAESH-it ndaj jezidëve, i cili është përpiluar në bazë të rrëfimit të gjithsej 45 personave të cilët janë arratisur para sulmeve të DAESH-it. Në mesin e tyre janë nëpunës fetarë, personel mjekësorë, avokatë, trafikantë, aktivistë dhe gazetarë.
“DAESH-i ka kryer gjenocid ku edhe më tej vazhdon ta bëjë të njëjtën gjë. Të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët të cilët kanë rënë në duart e DAESH-it kanë qenë viktima të egërsisë së tmerrshme”, deklaroi kryetari i Komisionit Paulo Sergio Pinheiro gjatë konferencës për gazetarë në zyrën e OKB-së në Gjenevë.
Duke theksuar se terroristët e DAESH-it më 3 gusht të vitit 2014 morën rajonin irakian Sinjar, ndërsa më pas dhunshëm deportuan pjesëtarët e grupit minoritar etnik Jezidë nga ky vend në Sirinë fqinje, Pinheiro tha se terroristët gratë jezide i kanë shfrytëzuar si skllevër seksualë dhe në mënyrë të tmerrshme të maltretimit dhe vrasjes tentuan “të zhdukin identitetin Jezid”.