Erdoğan Çağatay Zontur
31 Mars 2020•Përditësim: 31 Mars 2020
OKB sot ka dërguar gjithsej 67 maunë me ndihma humanitare për Idlibin, provincë veriperëndimore në Siri, ku miliona njerëz kanë nevojë të madhe për ndihmë, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunët hynë në qytet përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore të Hatay të Turqisë, në kufi me Idlibin.
Ndihma humanitare do të shpërndahet për njerëzit në nevojë që përpiqen të jetojnë në Idlib dhe zonat rurale aty pranë.
Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asad shtypi protestat prodemokratike.