Bedrudin Brlyavac
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
PARIS (AA) – Më shumë se 400.000 persona në verilindje të Nigerisë, të goditur nga sulmet e ekstremistëve të Boko Haram, do të marrin ushqim gjatë periudhës së ardhshme për të parandaluar urinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Programi Botëror për Ushqim i OKB-së (WFP) konfirmoi të martën se OKB-ja do të dërgojnë ushqim për 400.000 njerëz në Nigeri. “Kjo është një garë e vërtetë me kohën duke marrë parasysh periudhën jopjellore më shi para nesh”, tha drejtori ekzekutiv i WFP-së, Ertharin Cousin, duke shtuar se në Nigeri ekziston kërcënim serioz nga uria.