Betül Yürük
07 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
GJENEVË (AA) - Kombet e Bashkuara duke bërë thirrjen më të madhe të historisë për ndihma humanitare kanë theksuar se nevojiten 20.1 miliardë dollarë ndihma të cilat do ti dërgohen vitin e ardhshëm 87.6 milionë njerëzve të cilët kanë nevojë urgjente për ndihma dhe për tu mbrojtur në të gjithë botën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Koordinatori i Situatave të Emergjencave, Stephen O'Brien, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, njoftuan planin global të ndihmës humanitare për vitin 2016.
O'Brien, duke tërhequr vëmendjen se në të gjithë botën ndodhen mbi 125 milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare, u shpreh se vitin e ardhshëm synojnë të mbërrijnë në ndihmë të njerëzve në nevojë urgjente në 37 vendet kryesisht në Siri, Irak, Sudanin Jugorë dhe Jemen.
"Gjatë 2016 për të mbërritur tek 87.6 milionë njerëz të cilët kanë nevojë për mbrojtje dhe ndihma urgjente në të gjithë botën bëjmë thirrje për ndihma humanitare në një vlerë prej 20.1 miliardë dollarë. Kjo deri tani është thirrja më e madhe e bërë nga OKB për ndihma njerëzore”.
O'Brien u shpreh më tej se vitin e kaluar u mblodhën 9.7 miliardë dollarë ndihma humanitare, por se janë përballur me një defiçit në buxhet me 10.2 miliardë dollarë dhe ka tërhequr vëmendjen se nevojat për ndihma njerëzore rriten çdo ditë që kalon pasi nuk gjenden zgjidhje politike ndaj konflikteve të ndodhura në të gjithë botën.
Ndërsa Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres ka theksuar se numri i njerëzve që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në të gjithë botën ka arritur në 60 milionë dhe se në vitin 2015 në të gjithë botën numri i refugjatëve në krahasim me vitin e kaluar ka patur një rritje me 5 përqind.
Guterres duke vënë në dukje se zhvendosjet rriten çdo ditë por zgjidhjet pakësohen, u shpreh se: "Tashmë e kemi të vështirë të përballojmë nevojat më themelore që shpëtojnë jetën e njerëzve në nevojë".
Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, ka pohua se "Këto njerëz nuk kanë pritshmëri të larta ndaj nesh, vetëm kërkojnë të jetojnë".
OKB planifikon që 8 miliardë dollarë nga 20.1 miliardë dollarët ti përdorë për ndihma ndaj refugjatëve në Siri dhe vendeve fqinje me Sirinë.