Kristina Maslareviç
07 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
BEOGRAD (AA) – Në një konferencë për shtyp të Këshillit Kombëtar Boshnjak, me titull "Propozimi për ndryshimin e Planit të Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare në kuadër të kapitullit 23 të bisedimeve", u tha se në planin e tanishëm duhet të hyjnë ndryshimet kushtetuese dhe ligjore, si dhe në fushën e Kulturës, Medias dhe Arsimit, ashtu që pakicave kombëtare në Serbi tu garantohet respektimi i të drejtave të tyre, raporton Anadolu Agency.
"Njëra nga çështjet kryesore është mekanizmi ligjor ndërkombëtar, të cilin e quajmë decentralizim, rajonalizim dhe në kuadër të kësaj ne besojmë se Sanxhaku, është një zonë historike dhe tradicionale, meriton që brenda ndryshimit të sistemit politik, reformës kushtetuese, të fitojë statusin e vetëqeverisjes apo autonomi rajonale", ka thënë Esad Xhuxho, nënkryetar i Këshillit Kombëtar Boshnjak.
Ai shtoi se autonomia e Sanxhakut shihet si një mekanizëm mbrojtës dhe si garanci për ekzistencën politike të bashkësisë nacionale boshnjake në Serbi dhe se masa të veçanta afirmative priten në planin duke pasur parasysh vitet nëntëdhjetë, kur boshnjakët ishin të ekspozuar ndaj terrorit të organizuar shtetëror.
Zëvendës Presidenti i Këshillit dhe i autorizuari i Grupit të Punues, Muhedin Fijuljanin, tha se në mesin e propozimeve të tyre të ndryshimet në Planin e Veprimit, krahas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, janë dhe propozimet në fushat e Kulturës, Medias dhe Arsimit.
"Në pjesën e kemi vetëm një aktivitet që është fokusuar në kulturën e bashkësive të pakicave etnike. Ne kemi vërejtje esenciale, sepse ne besojmë se në fushën e kulturës duhet të jetë për të mbrojtur trashëgiminë materiale dhe jomateriale kulturore të boshnjakëve, të cilët janë monumente kulturore të Republikës së Serbisë ", ka thënë Muhedin Fijuljanin.
Ai vuri në dukje se duhet përfaqësim më i madh i pakice kombëtare, zakoneve të tyre dhe të mënyrës së jetës në frekuencat nacionale, për afrimin dhe njohjen më të mirë me popullin shumicë dhe se është e nevojshme "themelimi i shërbimit të mediave publike në gjuhët e pakicave", tha Fijuljanin.