Mahmoud Mohamed Barakat
01 Prill 2020•Përditësim: 01 Prill 2020
Ministria e Shëndetësisë së Omanit ka njoftuar për rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi në vend, ndërsa ka konfirmuar edhe 18 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Numri i përgjithshëm i të infektuarve të regjistruar në Sulltanat është rritur në 210, pasi janë regjistruar 19 raste të reja të infektimit", thuhet në një kumtesë të ministrisë të publikuar nga agjencia e lajmeve të Omanit.
Nga ministria thonë se deri më tani 34 persona janë shëruar nga virusi.
Dje, qeveria e Omanit u lejoi administratorëve të punojnë nga shtëpia, si pjesë e masave për të luftuar përhapjen e virusit.
Sipas Universitetit "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar virusi është përhapur në 200 vende dhe rajone të botës.