Zehra Nur Düz
22 Maj 2020•Përditësim: 22 Maj 2020
Rastet e koronavirusit në Oman pothuajse janë dyfishuar në dhjetë ditët e fundit, duke arritur në afro 6.800, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë në këtë vend tha se 424 persona tjerë, shifra më e lartë e javës, kanë rezultuar pozitivë në COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 6.794.
Këto shifra shënojnë rritje prej më shumë se 3.000 rastesh, që nga 12 maji, kur numri i përgjithshëm ishte 3.721.
Ministria sot po ashtu konfirmoi dy vdekje të tjera, duke e çuar numrin e vdekjeve në 32.
Sipas Ministrisë, gjithsej 1.821 pacientë janë rikuperuar në vend, pasi konfirmimit të rastit të parë me COVID-19 më 24 shkurt.
Pavarësisht rritjes së fundit në raste, Omani ka ende një nga shifrat më të ulëta të rasteve në rajon.
Arabia Saudite është vendi më i goditur me mbi 65.000 raste, i ndjekur nga Katari me afër 40.000 dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me afër 27.000 raste.
Më shumë se 5,2 milionë raste janë raportuar në mbarë botën që kur virusi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar.