Ahmed Kasım,Zeynep Tüfekçi
24 Qershor 2018•Përditësim: 24 Qershor 2018
MOSUL (AA) - Forcat irakiane në një operacion në rajonin shkretëtirë të qytetit Mosul kanë vrarë 17 militantë të DEASH-it, ndërsa 33 prej tyre i kanë kapur gjallë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Oficeri i ushtrisë irakiane, Ahmed Esh-Shuvejli, në një deklaratë tha se kanë organizuar një operacion kundër militantëve të organizatës terroriste DEASH të infiltruar në vend nga tokat e Sirisë.
Ai duke treguar se në përleshjen mes ushtarëve dhe militantëve janë plagosur 2 ushtarë, tha se në operacion janë vrarë 17 militantë, ndërsa 33 të tjerë janë kapur gjallë.
Theksohet se militantët e vrarë dhe të kapur janë militantët irakianë të organizatës terroriste të cilët kishin ikur në Siri pas një operacioni të filluar vitin e kaluar për çlirimin e Mosulit.
Forcat irakiane e kishin rimarrë Mosulin në korrik të vitit 2017 nga organizata terroriste DEASH të cilin e mbante rreth 3 vite nën kontroll.