24 Janar 2018•Përditësim: 25 Janar 2018
BRUKSEL (AA) - Şerife Çetin
Operacioni i Forcave të Armatosura Turke (TSK) në Afrin kundër organizatave terroriste vlerësohet se do të kontribuojë në sigurinë e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) të cilat po ballafaqohen me sulme terroriste në kryeqytetet e tyre dhe që kanë vështirësi të përballojnë rrjedhën e refugjatëve të shkaktuar nga paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme.
Operacioni "Dega e Ullirit" të cilin e filloi TSK-ja për pastrimin e elementeve terroriste në Afrin në veri të Sirisë është në mesin e opinioneve të përbashkëta ku operacioni në njërën anë synon të ofrojë siguri në kufijtë e vendit ndërsa në anën tjetër të ofrojë mundësi që të kthehen në vendin e tyre refugjatët sirianë që janë larguar nga Afrini i cili është nën kotnrollin e PYD/PKK-së.
Me normalizimin jetës në Bab, Çobanbey dhe Jarabulus të qytetit Halep në Siri të cilat u pastruan nga terrorizmi me operacionin "Mburoja e Eufratit" të ndërmarrë bashkarisht nga TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në këto rajone u kthyen rreth 75 mijë sirianë.
Ndërkohë në anën tjetër janë përshpejtuar kthimet e refugjatëve sirianë si dhe është gjallëruar ekonomia pasi TSK ka mbërritur për detyrën e vëzhgimit të armëpushimit në Idlib të Sirisë i cili është shpallur rajon i pakësimit të konflikteve. Fakti që pas këtij transferimi të TSK në Idlib ku vetëm në muajin tetor janë kthyer në rajon rreth 3.700 persona vlerësohet si një tregues i qartë i kësaj situate.
Ndërsa kthimi në vendin e tyre i refugjatëve sirianë në Turqi vlerësohet se do të reduktojë ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Evropë. Në këtë kontekst, me operacionin "Dega e Ullirit" bëhet fjalë për një lehtësim të vendeve të BE-së që janë përballur me vështirësi në përballimin e fluksit të refugjatëve që nga viti 2015.
Në këtë kontekst, nuk duhet të anashkalohet marrëveshja e nënshkruar në vitin 2016 mes Turqisë dhe BE-së e cila ka lehtësuar duke ulur ndjeshëm rrjedhën e refugjatëve drejt vendeve të BE-së në të cilën është rritur racizmi për shkak të emigrantëve dhe e cila që pas Luftës së Dytë Botërore me armiqësinë kundër të huajve është zvarritur në një krizë politike.
Nga ana tjetër, operacioni "Dega e Ullirit", i cili ka në objektiv të gjithë elementet terroristë duke përfshirë PYD/PKK dhe DEASH pritet që të kontribuojë në sigurinë e vendeve të BE-së të cilat po ballafaqohen me terrorizmin në kryeqytetet e tyre.
- "Siguria e Evropës, reputacioni i NATO-s fillon në kufijtë e Turqisë"
Kryetari i përgjithshëm i Bashkimit të Demokratëve Turq Evropianë (UETD) Zafer Sırakaya, për Anadolu Agency (AA) tha se paqëndrueshmëria ekonomike, sociale dhe politike në Lindjen e Mesme ka krijuar një valë emigrimi duke nxitur njerëzit për të kërkuar strehë të sigurtë. Ai ka rikujtuar se Turqia ka strehuar më shumë se 3.5 milionë refugjatë.
"Nëse nuk eliminohet terrorizmi në Siri, atëherë do të shkaktohet një tjetër valë migrimi", tha Sırakaya duke bërë të ditur se organizatat terroriste në Siri, kërkojnë të eliminojnë pa dallim arabët, kurdët dhe turkmenët që nuk kanë të njëjtin mendim si ata.
Ai thotë se Evropa duhet të kontrollojë mirë fuqinë e saj për të mbajtur nën kontroll racizmin. Sırakaya tha se "Të gjithë e kemi vërejtur situatën e vështirë ku ndodhej Evropa me valën e migrimit prej 1 milion personave", tha ai.
"Siguria e Evropës, reputacioni dhe kufiri i NATO-s si dhe mbrojtja e vlerave të BE-së fillon në kufijtë e Turqisë", thekson Sırakaya duke shtuar se në këtë kontekst Evropa në luftën kundër terrorizmit duhet të jetë në anën e Turqisë.
- "BE-ja duhet të jetë pranë Turqisë"
Ndërsa ish deputeti i Parlamentit Evropian, Ozan Ceyhun ka tërhequr vëmendjen se arabët, kurdët dhe turkemenët në Afrin janë përballur me vuajtje për shak të dominimit të PYD/PKK-së. Ai ka thënë se "Nëse Turqia nuk do të kishte ndërhyrë në Afrin shumica e civilëve atje do të detyroheshin të largoheshin, gjë e cila kjo do të shkaktonte një fluks të ri të refugjatëve".
Sipas tij, në mediat perëndimore është reflektuar në mënyrë të gabuar si i "turpshëm" operacioni "Dega e Ullirit". Ceyhun tha se "Nëse Evropa dhe BE-ja dëshirojnë të mbrojnë vlerat e tyre atëherë ata duhet të mbështesin operacionin e Turqisë".
Përfaqësuesi i Partisë AK në Bruksel, Ruhi Açıkgöz, në lidhje me këtë temë tha se "Ky operacion do të kontribojë për formimin e një territori të sigurtë që vëllezërit tanë sirianë që jetojnë në Turqi të kthehen në vendet e tyre. Pakësimi i refugjatëve në Turqi do të sigurojë edhe pakësimin e numrit të emigrantëve që mund të kalojnë në Evropë".
"Operacioni në Afrin nuk është vetëm kundrejt PYD/PKK-së. Ai ka në objektiv të gjitha grupet terroriste. Brenda kësaj është edhe DEASH-i, i cili vazhdon të jetë një kërcënim i madh për Evropën", potencoi Açıkgöz për AA, duke bërë të ditur se për këtë arsye aleatët e NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së duhet të qëndrojnë pranë Turqisë.