Haydar Hadi
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
BAGDAD (AA) – Në kuadër të operacionit për çlirimin e qytetit të Mosulit nga organizata terroriste DEASH deri më tani është kthyer kontrolli i mbi 1.838 kilometrave katrorë të territorit, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë e deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Irakut, Akli Hazeli në Bagdad ku me këtë rast u përqendrua në operacionin për çlirimin e Mosulit. Sipas tij, qëllimi është hyrja në qendër të këtij qyteti.
“Gjatë operacionit të çlirimit kemi kthyer kontrollin nga DEASH-i të mbi 1.838 kilometrave katrorë të territorit. Kontrolli është marrë në mbi 95 fshatra dhe rajone”, tha Hazeli.