Büşra Akın Dinçer
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 02 Dhjetor 2016
LONDËR (AA) – Emigrimi në Britani të Madhe ka shënuar rekord të ri, flasin të dhënat e një raporti të publikuar të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 650.000 njerëz kanë hyrë në Britani në periudhën 12 mujore, përfundimisht me qershorin e këtij viti, atëherë kur vendi votoi për braktisjen e Bashkimit Evropian, shifra këto të publikuara nga Zyra Kombëtare për Statistikë.
Në periudhën e njëjtë matëse për vitin paraprak ishin shënuar 639.000 hyrje të emigrantëve.
Puna mbetet arsyeja kryesore për emigrimin afatgjatë, thuhet në publikim.