İlker Girit
24 Nëntor 2016•Përditësim: 25 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA) – Opozita siriane tha të enjten se me ndihmën e Turqisë ka filluar vendosjen e të shumë kërkuarës “zonë e sigurisë” në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në Stamboll, anëtari i Koalicionit Kombëtar të Revolucionarëve Sirian njëherësh anëtarë i forcave të armatosura opozitare Hatib Bedle deklaroi se tani pesë vite ka që bëjnë përpjekje për të krijuar një zonë sigurie në veri të Sirisë, një kërkesë që Turqia e ka bërë vazhdimisht.
Sipas tij, militantët e PYD-së kanë qenë njëri nga kërcënimet më të mëdha për forcat opozitare.
"Qëllimi i tyre kryesor është të ndajnë Sirinë. Ata duan të krijojnë një shtet atje", tha ai për të shtuar se prapa tyre qëndron PKK-ja dhe se është shumë e qartë se bashkëpunojnë me regjimin sirian.
PKK-ja dhe dega e saj siriane PYD-ja gjenden në listën e Turqisë si grupe terroriste edhe pse SHBA-të dhe BE-ja si të tillë e konsiderojnë vetëm PKK-në.