Mehmet Yılmaz
02 Tetor 2016•Përditësim: 02 Tetor 2016
BUDAPEST (AA) – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, votoi në referendum për çështjen e pranimit të refugjatëve dhe respektimin e direktivave evropiane për shpërndarjen e obliguar të tyre, ndërsa pas votimit ka deklaruar se do të dorëhiqet nëse shumica shprehen “po”, raporton Anadolu Agency (AA).
"A dëshironi që BE-ja të vendosë për banim në Hungari personat që nuk janë qytetarë hungarezë pa miratimin e Parlamentit të Hungarisë?", është pyetja në referendumin që mbahet sot në vend, të cilin e inicioi Orban.