Ekip
02 Tetor 2016•Përditësim: 02 Tetor 2016
BERLIN (AA) – Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, akuzoi Hungarinë se po luan “lojë të rrezikshme”, si rezultat i mbajtjes sot të referendumit me pyetjen “"A dëshironi që BE-ja të vendosë për banim në Hungari personat që nuk janë qytetarë hungarezë pa miratimin e Parlamentit të Hungarisë?", raporton Anadolu Agency (AA).
Schulz në një intervistë për mediat gjermane, që u publikua të dielën, theksoi se Hungaria duhet të pranojë rreth 2.000 migrantë sipas kuotës.