Ali Cura
24 Prill 2017•Përditësim: 24 Prill 2017
KIEV (AA) – Shefi i Misionit të OSBE-së në Ukrainë, Ertuğrul Apakan, ka thënë sot se pavarësisht tragjedisë së ndodhur në Ukrainë, OSBE do të vazhdojë të kryejë detyrën e saj në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat, Apakan ka thënë se OSBE-ja zhvillon një aktivitet të pa armatosur dhe për mbikëqyrjen e civilëve.
Duke vënë në dukje se personeli që punon në këtë mision të veçantë është i përbërë nga një staf profesionist dhe kontribuon në normalizimin e situatës, Apakan në vijim ka shtuar duke thënë se punonjësit e këtij misioni vendosin veten e tyre në rrezik për të bërë punën e tyre.
“Gjej rastin të bëj thirrje për tërheqjen e armëve, pastrimin e minave dhe vendosjen e paqes së vërtetë. Kërkoj që të dënohen personat që kanë vendosur mina. Edhe pse përjetuam një tragjedi të tillë, misioni ynë do të vazhdojë“, ka thënë ai në vijim.
Ditën e djeshme, një automjet i OSBE-së ka shpërthyer në Lugansk si pasojë e shkeljes në një minë. Të paktën një personel i OSBE-së, qytetar i SHBA-së, humbi jetën në këtë shpërthim dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.