Ali Cura
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
KIEV (AA) - Misioni i veçantë i monitorimit në Ukrainë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) njoftoi se në paradën ushtarake mbajtur më 9 maj me rastin e Ditës së Fitores në Donetsk dhe Lugansk të cilat ndodhen nën kontrollin e separatistëve pro rusë, është shkelur Marrëveshja e Minskut raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin ditor të këtij misioni janë publikuar informacionet e mbledhura nga vëzhgimet e kryera në lindje të vendit më 9 maj.
Në raport duke u tërhequr vëmendja për paradën ushtarake të kryer për festën e 9 majit, Ditës së Fitores ku Gjermania Naziste humbi kundër ushtrisë Sovjetike thuhet: "Misioni i veçantë vëzhgues në paradën ushtarake më 9 maj në Donetsk dhe Lugansk ka konstatuar praninë e njësive të armatosura të cilat shkelin frontin që duhet të tërhiqen."
Ndër të tjera në raport vihet në dukje se misioni gjatë vëzhgimeve ka konstatuar marrjen e masave nga forcat e zbatimit të ligjit, ndërsa theksohet se ka patur disa konflikte të vogla.
Ndërsa zëdhënësi i Presidencës së Ukrainës, për luftën kundër terrorizmit, Andrey Lisenko, në një deklaratë para ceremonisë pati theksuar se sjellja e automjeteve ushtarake në Donetsk për paradën ushtarake nga separatistët rusë është në kundërshtim me Marrëveshjen e Minskut. Gjithashtu Lisenko duke vënë në dukje se sjellja në qytet e armëve me kalibër të madh shkel Marrëveshjen e Minskut, ka pohuar se këto festime përbëjnë kërcënim për Ukrainën dhe se në rast të nevojës do të kryenin ndërhyrje ndaj situatës.