Ahmet Sait Akçay
20 tetor 2015•Përditësim: 20 tetor 2015
JOHANNESBURG (AA) - Atleti paraolimpik i Afrikës së Jugut Oscar Pistorius është liruar sot nga burgu, ndërsa në pesë vitet e mbetura të dënimit për vrasjen e të dashurës do t'i kalojë në arrest shtëpiak, raporton Anadolu Agency (AA).
Informacionin për lirimin e Pistorius-it e ka konfirmuar zëdhënësi i burgut në Afrikën e Jugut, Manelisi Wollela.
Sipas ligjeve të Afrikës së Jugut, i dënuari pas vuajtjes së një të gjashtës së dënimit nga burgu mund të lirohet me kaucion apo me kusht.
Pistorius u dënua me pesë vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij Reeve Steenkam nga pakujdesia më 14 shkurt 2013 në shtëpinë e tij në kryeqytetin jugoafrikan Pretoria.
Për
të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.