Gamze Türkoğlu Oğuz
06 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
PRETORIA (AA) - Dënohet me 6 vite burg sportisti afrikano-jugor, Oscar Pistorius, i cili ka hyrë në histori si atleti i parë paraolimpik që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Ai u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën gjyqësore në qytetin Pretoria në Afrikën e Jugut, gjyqtarja Thokozile Masipa ndaj sportistit të famshëm ka dhënë dënimin me 6 vite burg për vrasjen e të dashurës Reeva Steenkamp.
Masipa, deklaroi se kishte rrethana të konsiderueshme dhe bindëse në lidhje me dhënien e një dënimi më të ulët për Pistorius i cili pritej të dënohej me 15 vite.