Behlül Çetinkaya
11 Tetor 2018•Përditësim: 12 Tetor 2018
ISLAMABAD (AA) – Policët në Pakistan kanë ndalur një automjet ku kanë konfiskuar 1 mijë e 100 gjarpërinj helmues, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Departamenti për Kafshë të Egra të provincës Sindh thuhet se gjarpërinjtë janë konfiskuar përderisa ishin duke u shitur në spitalet në qytetin Karaçi.
Zëvendës Drejtori i Departamenti për Kafshë të Egra, Gulam Server, njoftoi se policët të cilët kanë ndalur një automjet në qytetin Badin kanë konfiskuar një numër të madh të gjarpërinjve.
“Në këtë operacion janë konfiskuar 1 mijë e 100 gjarpërinj shumë helmues, kurse janë kapur dy persona të cilët ishin duke shkuar për t’i shitur. U zbulua se gjarpërinjtë ishin duke u dërguar në Karaçi për t’u shitur nëpër spitale”, tha Server.
Dy persona që përpiqeshin për t’i shitur gjarpërinjtë janë ndaluar.
Helmi i gjarpërinjve mund të përdoret si ilaç apo për qëllime trajtuese.