Yusuf Hatip
04 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
ISLAMABAD (AA) - Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Pakistan, me ç'rast kanë humbur jetën 63 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e autoriteteve për luftë kundër fatkeqësive në Pakistan, reshjet të mëdha të cilat kanë përfshirë rajonin Gilgit-Baltistanit dhe krahinën Hayberpaktunhuva kanë ndikuar negativisht në jetën e banorëve.
Theksohet se shumë rrugë janë të papërdorshme ndërsa lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre.
Njoftohet se për shkak të rrëshqitjes së tokës në disa rajone jetën e kanë humbur 63 persona. Madje, nuk mund të furnizohen me energji elektrike rajonet ku ka patur të reshura intensive.
Në reshjet e mëdha që përfshinë muajin e kaluar Pakistanin, në 10 miniera humbën jetën 42 persona.