Muhammet Nazım Taşcı
05 Shkurt 2021•Përditësim: 05 Shkurt 2021
Nën udhëheqjen e ministrit të Punëve të Jashtme Shah Mahmood Qureshi, në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, u organizua marshim me rastin e 5 Shkurtit-Ditës së Solidaritetit me Kashmirin, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi u mblodh në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe marshoi drejt Bulevardit D-Çovk për të treguar mbështetjen e tyre për popullin e Kashmirit.
Përveç Qureshi-t, të pranishëm ishin edhe presidenti i Senatit të Pakistanit, Sadiq Sanjrani, presidenti i Asamblesë Kombëtare të Pakistanit (NA), Asad Kayser, ministra, anëtarë të parlamentit dhe shumë njerëz të tjerë.
Gjatë marshimit, ministri i Jashtëm Qureshi tha se njerëzit e Kashmirit nuk janë vetëm dhe se Pakistani qëndron krah për krah me ta.
Qureshi vuri në dukje se të gjitha partitë politike dhe institucionet në Pakistan qëndrojnë së bashku për çështjen e Kashmirit.
Duke theksuar se media luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen gjallë të çështjes së Kashmirit, Qureshi tha se anëtarët e mediave ndërkombëtare mund të vizitojnë rajonin e administruar nga Pakistani Azad Jammu dhe Kashmir në çdo kohë për të parë situatën në terren.
Kryediplomati pakistanez tha se anëtarëve të mediave gjithashtu duhet t'u jepet leje për të parë situatën në Srinagar, në rajonin Jammu Kashmir të administruar nga India.