Ekip
25 Gusht 2016•Përditësim: 25 Gusht 2016
GAZIANTEP (AA) - Janë publikuar pamjet e para nga qyteti i Jarabulus-it pas marrjes nën kontroll nga Ushtria e Lirë Siriane, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat Speciale Operacionale të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në bashkëpunim me Ushtrinë e Lirë Sirane dhe forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DAESH nisën ditën e djeshme një ofensivë për rimarrjen nën kontroll të qytezës kufitare me Turqinë, Jarabulus.
Në kuadër të këtij operacioni të koduar "Mburoja e Eufratit" është bërë e mundur marrja nën kontroll e qytetit.
Pamjet e para të publikuara tregojnë qendrën e këtij qytetit të kontrolluar nga Ushtria e Lirë Siriane.