Ekip
13 Dhjetor 2018•Përditësim: 14 Dhjetor 2018
VATIKAN (AA) - Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku do të vizitojë Maqedoninë dhe Bullgarinë nga 5 deri më 7 maj të vitit të ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke, bëri të ditur se Papa do të vizitojë qytetet e Bullgarisë, Sofje dhe Rakovski, pas së cilës do të udhëtojë në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup. Burke potencoi se detajet e vizitës do të publikohen në mënyrë shtesë.
Nga Qeveria e Maqedonisë po ashtu konfirmuan se Papa do të qëndroj për vizitë në Shkup më 7 maj.
"Duke pranuar ftesën e autoriteteve më të larta të shtetit dhe Kishës Katolike, Papa Françesku do të realizojë vizitë apostolike në Maqedoni, më 7 maj të vitit 2019, gjatë së cilës do të vizitojë qytetin e Shkupit, vendlindjen e Nënës Terezë", njoftuan nga qeveria maqedonase.
Papa Françesku, i cili këtë muaj mbush 82 vite, ka planifikuar udhëtime të shumta në vitin 2019. Vatikani përpos vizitës në Bullgari dhe Maqedoni, ka konfirmuar se Papa do të udhëtojë edhe në Panama, Marok dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ndërsa ende mbetet në shqyrtim udhëtimi në Madagaskar dhe Japoni.