Satuk Buğra Kutlugün
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
PEKIN (AA) – Të paktën 25 minatorë kanë mbetur të bllokuar, pasi një minierë e gipsit u shemb sot në provincën lindore Shandong të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Xinhua bëri të ditur se katër minatorë janë shpëtuar, ndërsa vendndodhja e gjashtë të tjerëve është konfirmuar pas aksidentit që ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit në qarkun Pingyi të qytezës Baotai.
Nga 29 minatorët që besohet se kanë qenë duke punuar në atë kohë, 19 ende llogariten si të zhdukur, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve duke cituar një zëdhënës të vendit.
Zëdhënësi tha se incidenti mund të jetë shkaktuar nga një shembje e mëparshme në një zonë të afërt të minierave nga e cila është nxjerrë gips.