Bekir Aydoğan,İdiris Okuduci
07 Mars 2021•Përditësim: 08 Mars 2021
Papa Françesku është takuar në Erbil me kreun e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Nechirvan Barzani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Papa u prit në orët e mëngjesit me një ceremoni zyrtare në aeroportin ndërkombëtar të Erbilit ku zhvilloi një takim me Barzanin në sallën e pritjeve për zyrtarët specialë.
Barzani në takimin e zhvilluar me Papën tha se janë të nderuar që e kanë pritur atë në Erbil.
"Ne kemi besim të plotë për lirinë e fesë dhe besimit. Toleranca, bashkëjetesa dhe pranimi i njëri-tjetrit mes formacioneve janë një pjesë e kulturës sonë. Përpiqemi me të gjithë fuqinë tonë që ta ruajmë dhe ta mbrojmë këtë kulturë. Jemi gjithmonë pranë dialogut dhe paqes", tha Barzani.
Gjatë takimeve të Papës në aeroport ishin të pranishëm edhe kryeministri i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Mesrur Barzani, zv.kryeministri Kubat Talabani, ish-presidenti dhe kreu i Partisë Demokratike të Kurdistanit, Mesut Barzani si dhe zyrtarë të tjerë.
Pas takimit me Barzanin në aeroport, Papa u nis me helikopter për në Mosul.
Papa në Mosul do të vizitojë rajonin Karakush që banohet kryesisht nga të krishterët dhe këtu do të mbajë një fjalim.
Pas Mosulit Papa do të kthehet në Erbil dhe do të zhvillojë një meshë në stadiumin "Franso Hariri".
Në orët e mbrëmjes Papa do të kthehet në Bagdad dhe pas një nate qëndrimi këtu do të niset për në Romë pas një ceremonie lamtumire që do të zhvillohet në aeroport.