Ekip
23 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
HANOVER (AA) - Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Hanoverit për të protestuar për shkak të Marrëveshjes së Tregtisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE), një ditë para ardhjes së presidentit amerikan Barack Obama në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia të shtunën vlerësoi se në rrugët e Hanoverit janë mbledhur më shumë se 20 mijë demonstrues.
Shumë qytetarë në Gjermani kanë shprehur dyshime sa i përket Tregtisë transatlantike dhe partneritetit të investimeve (TTIP). Protestuesit të shtunën mbanin pankarta me slogane si "Yes We Can Stop TTIP" (Po, ne mund të ndalojmë TTIP).