Ekip
23 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
PARIS (AA) - Në përleshjet mes policisë dhe qindra demonstruesve në pjesën lindore të Parisit gjatë orëve të vona të së premtes u arrestuan 12 persona, bënë të ditur forcat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Parisit tha se deri tek përleshja ka ardhur të premten natën vonë në sheshin Republika pas protestave të lëvizjes "Night Rising"
Gjatë përleshjeve iu vu zjarri një makine të policisë. Policia rreth orës dy mëngjesin e së shtunën arriti me gaz lotsjellës të shpërndajë protestuesit. Sipas raportit të policisë nuk ka të lënduar.