Erbil Başay
30 Qershor 2017•Përditësim: 01 Korrik 2017
BERLIN (AA) – Kuvendi Federal në Gjermani i ka hapur rrugën martesave zyrtare të çifteve homoseksuale në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në votimin që u cilësua si "historik" në Kuvendin Federal në të cilin morën pjesë 623 deputetë, 393 deputetë i dhanë dritën jeshile amendamentit ligjor që mundëson martesat e homoseksualëve, teksa 226 votuan kundër dhe katër abstenuan.
Teksa partitë opozitare të Gjelbërit dhe E Majta dhe partneri i vogël qeverisës Partia Social Demokratike (SPD) votuan pro martesave të homoseksualëve, shumica e deputetëve të partive të Unionit Kristian (CDU/CSU) e kundërshtuan atë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në fjalën e saj në Kuvendin Federal theksoi se ka votuar "kundër" martesave të gjinisë së njëjtë dhe shtoi se beson së është e nevojshme që martesat të bëhen mes mashkullit dhe femrës.
Ndryshe, çiftet homoseksuale në Gjermani mund të regjistronin bashkimin e tyre që nga viti 2001, por nuk mund të martoheshin zyrtarisht. Dallimi më i theksuar mes bashkëjetesës së homoseksualëve dhe martesave femër-mashkull ishte se çiftet homoseksuale nuk kishin të drejtë për të adoptuar fëmijë.
Ligji që lejon martesat e personave të gjinisë së njëjtë pritet të hyjë në fuqi pas tre muajve.