Fatma Esma Arslan
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
PARIS (AA) - Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Paris, makinat, targat e të cilave përfundojë me numër tek, dje nuk kanë mundur të hyjnë në qytet dhe 22 zonat që e rrethojnë atë. Sot, ky rregull vlen për numrat çift të targave, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Zyra e Guvernatorit të Parisit bëhet e ditur se ka patur një ndryshim në trafik për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në qytet, dhe sot në qytet mund të hyjnë vetëm automjetet me numrat tek të targave.
Kjo është hera e gjashtë në 20 vitet e fundit që praktikohen masa të ngjashme.
Automjetet, targat e të cilave përfundojnë me numër çift sot mund të qarkullojnë vetëm me kushtin që të transportojnë më shumë se tre pasagjerë.