Fuat Kabakçı
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
PEKIN (AA) – Pasi vuri veto mbi projekt-rezolutën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e cila parashihte armëpushim shtatë-ditor për dërgimin e ndihmave humanitare në Halep, Kina ka pohuar se “armëpushimi do të shkaktonte kaos në rajon”, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang ka deklaruar në konferencën ditore për media se janë kundër intervenimeve të huaja në Siri. Lu është shprehur se projekt-rezoluta në fjalë “nuk do ta ndihmonte zgjidhjen e krizës në Siri dhe do ta sillte rajonin në gjendje edhe më të ndërlikuar”, duke shtuar më tej se “Pekini zyrtar është kundër politizimit të çështjeve që kanë të bëjnë me ndihmat humanitare".