Hasan Esen
02 Mars 2017•Përditësim: 02 Mars 2017
BRUKSEL (AA) - Në kuadër të hetimit në lidhje me publikimin e fotografive të ekzekutimeve të organizatës terroriste DEASH i hiqet imuniteti i lideres së Partisë së Frontit kombëtarë të të djathtës ekstreme dhe kandidates për presidente në Francë, Marine Le Pen, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Europian, shumica e anëtarëve të PE-së kanë votuar kundër Le Pen. Imuniteti i Le Pen është hequr me 563 vota kundrejt 48.
Në këtë mënyrë hapet rruga për hetimin ndaj Le Pen. Në Francë për akuzat "përhapje të pamjeve që përbëjnë dhunë" ka një dënim jo më shumë se 3 vite burg dhe 75 mijë euro gjobë.
Pritet që raundi i parë i hetimeve të përfundohen në muajin prill para zgjedhjeve presidenciale. Le Pen në anketimet e fundit ndodhet në kryer me 25,5 për qind, duke u ndjekur nga kandidati i pavarur Emmanuel Macron me 24 për qind.
Akuzimi për propagandë të terrorizmit
Le Pen në vitin 2015 si reagim ndaj një gazetari i cili kishte formësuar një paralelizëm mes partisë së sajë dhe DEASH-it, kishte publikuar në median sociale fotografti në lidhje me tre ekzekutime të kryera nga organizata terroriste. Le Pen pas reagimeve fshiu fotografinë e ekezkutimit të gazetarit amerikan James Foley, ndërsa kishte refuzuar të fshinte dy fotografitë e tjera.
Kryeministri francez Bernard Cazeneuve, në periudhën që ishte ministër i brendshëm kishte shrprehur "Këto fotografi të neveritshme teksa përbajnë propagandën e DEASH-it përbëjnë edhe mosrespektim të përkujtimit të viktimave të terrorizmit" dhe kishte kryer një padi penale.
Si pasojë edhe prokuroria e rajonit Nanterre në Paris kishte nisur një hetim kundër Le Pen me akuzat "përhapje të pamjeve që përmbajnë dhunë" si dhe kishte kërkuar që anëtarët e PE-së ti hiqnin imunitetin.