Ali H. M.Abo Rezeg
02 Mars 2017•Përditësim: 02 Mars 2017
STAMBOLL (AA) - Sulltani i Omanit Qaboos bin Said të enjten emëroi kushëririn e tij, Asaad bin Tariq al-Said, si zëvendëskryeministër të tij për marrëdhënie dhe çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Gjykata Mbretërore e Omanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës, e cila u transmetua në televizionin shtetëror të Omanit, vendimi është marrë duke u "bazuar në interesin publik".
Sulltani Qaboos gjithashtu ka shërbyer si kryeministër i Omanit. Asaad Al-Said (63) tani është zëvendësministri i dytë i Omani për kryeministër pas Fahd bin Mahmud el-Said, i cili shërben si zëvendës kryeministër për çështjet e kabinetit.
Asaad Al-Said ka shërbyer si "përfaqësues i posaçëm" i sulltanit që nga viti 2002 dhe shihet si pasardhës i mundshëm i sulltanit 77-vjeçar.
Që prej kthimit të tij nga një udhëtim mjekësor jashtë vendit në prill të vitit të kaluar, Sulltani është shfaqur shumë rrallë në publik.
Ndryshe nga homologët e tij në vendet e tjera të Gjirit, sulltani Qaboos, i cili nuk ka fëmijë, vëllezër dhe motra, nuk ka emëruar ndonjë princ kurore.