Turgut Alp Boyraz,Eshat Fırat
30 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
JERUSALEM (AA) – Udhëheqësia e parlamentit izraelit (Knesset) ka shtyrë sot votimin e projekt-ligjit për kufizimin e ezanit në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i Knesset-it Mesud Ganayim për AA tha se votimi mbi projekt-ligjin për ndalesën e përdorimit të altoparlantëve në minaretë e xhamive në Izrael do të mbahet në seacnën e së hënës, e jo sot siç u paralajmërua më herët.
Mesud Ganayim theksoi se grupi parlamentar i përfaqësuesve arabë prej të cilëve edhe ai vjen edhe më tej pëfaqësojnë qëndrimin kundër këtij projekt-ligji, ndërsa shtoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë informacion se për çfarë arsye është shtyrë votimi për të hënën.
“Djathtistët izraelitë që përfolin këtë ligj e arsyetojnë me gjoja tingullin e fuqishëm, ndërsa në fakt u pengon përmbajtja dhe ezani si i tillë. Ezani është pjesë e identitetit të këtij vendi, në të cilën kjo dikujt i pengon. I porosisim ata që u pengon ezani, që të shkojnë nga ky vend edhe atë sa më larg, për të mos e dëgjuar këtë ezan”, tha Jamal Zahalka, po ashtu përfaqësues i Knessetit nga radhët e pakicës arabe.
Duke theksuar se ndalesa ligjore e ezanit paraqet shkelje të ashpër të të drejtave të njeriut dhe liritë fetare, Zahalka tha se muslimanët në Izrael gjithsesi nuk do të respektonin këtë vendim edhe nëse Knesseti e miraton.
Projekt-ligji parasheh ndalesën e përdorimit të altoparlameteve për lëshimin e tingullit të ezanit, ndërsa qeveria izraelite si propozues pohon se ezani me zë të lartë “prish paqen dhe heshtjen në qytet”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbështeti nismën me arsyetimin se ezani me zë të lartë shqetëson njerëzit. Kjo nismë e Qeverisë izraelite hasi në reagim të ashpër të palestinezëve, por edhe shumë vendeve tjera, duke përfshirë edhe Turqinë.