Atilla Hancı
30 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Në Indi është rrëzuar një helikopter me ç'rast humbën jetën 3 persona, prej të cilëve 2 oficerë dhe një anëtar i personelit ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin në gjuhën angleze të gazetës "Hindustan Times" thuhet se helikopteri është rrëzuar në pjesën perëndimore të provincës Bengal në rajonin Sukna.
Akoma nuk janë përcaktuar shkaqet e rënies së helikopterit. Gjithashtu u bë e ditur se kanë filluar hetimet për aksidentin ku humbën jetën 3 persona.
Muajin e kaluar në trajnimet ushtarake të Forcave ajrore të Indisë është rrëzuar një helikopter i llojit Mi17 V5, por pa viktima.