Dildar Baykan
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
TOKIO (AA) – Në Tokio ka rënë borë, ndërsa kjo është hera e parë pas 54 vitesh që kryeqyteti i Japonisë në nëntor të mbulohet me mbulesë të bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë theksohet se vala e motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta ka përfshirë pjesët lindore dhe perëndimore, ku temperatura arrinte tre gradë nën zero.
Tokio u zgjua me përzierje të shiut dhe borës, ndërsa banorët e Japonisë u paralajmëruan për mundësinë e temperaturave edhe më të ulëta.
Ndryshe, në Tokio për herë të parë pas 54 vitesh në muajin nëntor ka rënë borë.
Temperatura mesatare në nëntor në këtë rajon lëviz mes 10 dhe 17 gradë.