Adam Abu Bashal
16 Nëntor 2018•Përditësim: 18 Nëntor 2018
ABUJA (AA) - Rreth 157.000 banorë të Nigerisë janë kthyer në shtëpitë e tyre pasi më parë duhej t’i braktisnin për shkak të përleshjeve mes barinjve dhe fermerëve në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i aksionit "Whirl Stroke", Adeyemi Yekini, sqaroi se siguria sërish është vendosur në rajonin e tre krahinave nigeriane ku më herët kishte përleshje.
Siç tha, mes të kthyerve ka shumë gra dhe fëmijë. Aksioni, theksoi Yekin, u bë me qëllim të kthimit të banorëve në vatrat e tyre. Ai theksoi se janë neutralizuar një numër i madh i terroristëve në këtë rajon dhe konfiskuar sasi e madhe e armëve dhe municionit.
Përleshjet mes barinjve dhe fermerëve zgjasin nga janari i këtij viti, ku si pasojë kanë humbur jetën qindra persona, ndërsa mijëra të tjerë doemos duhej të braktisnin shtëpitë.