Erkan Avci
27 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
WASHINGTON (AA) - Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka konfirmuar se asnjë ushtarë amerikan nuk ka humbur jetën nga shpërthimi i ndodhur në kampin që i përkiste zgjatimit të organizatës terroriste PKK në Siri, PYD-së, në rajonin Tel Temur në Haseke të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i Pentagonit në kushte anonime ka deklaruar për AA se në Siri nuk ka ushtarë amerikan të vrarë.
"Jemi në dijeni të këtyre lajmeve. Mund të konfirmoj se nuk ka humbur jetën asnjë ushtarë amerikan me detyrë në Siri", është shprehur zyrtari amerikan duke vënë në dukje se është i informuar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në kamp.
Ndërsa PYD kishte deklaruar se në shpërthimin e ndodhur në kampin në Tel Temur kishin humbur jetën 5 ushtarë amerikanë dhe 2 drejtues të organizatës terroriste PKK.