Shpetim Hiseni
28 Shtator 2025•Përditësim: 29 Shtator 2025
Ushtria izraelite hodhi në erë të shtunën shtëpinë e një familjeje palestineze në qytezës Al-Qubeiba, në veriperëndim të Kudsit të pushtuar.
Një numër i madh forcash izraelite bastisën qytezën, rrethuan shtëpinë e të vrarit Mutana Naji Amro, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një sulm ndaj izraelitëve në fillim të shtatorit, dhe i detyruan banorët të evakuoheshin. Banorëve të shtëpive fqinje iu urdhërua gjithashtu të largoheshin përpara se ushtria të mbushte shtëpinë e Amros me eksplozivë dhe ta shpërthente atë.
Nafiz Hamouda, kryebashkiaku i al-Qubeibas, tha për Anadolu se ushtria izraelite “kishte bastisur më parë shtëpinë e familjes, kishte lëshuar një urdhër prishjeje dhe u kishte dhënë atyre një afat dhjetëditor për ta evakuuar përpara se ta hidhte në erë sot, të shtunën”.
Ai shtoi se shpërthimi shkaktoi shkatërrim pothuajse total të shtëpisë dhe dëme të konsiderueshme në shtëpitë në afërsi. Hamouda vuri më tej në dukje se pushtuesi synon t’u shkaktojë dëm sa më shumë qytetarëve të jetë e mundur.