Mustafa Melih Ahıshalı
27 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
TEHERAN (AA) - Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Iran kanë humbur jetën 5 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i rajonit Behshehr, Sejjid Halid Sexhadi, për televizionin shtetëror IRINN të Iranit ka deklaruar se helikopteri ambulancë i kompanisë kombëtare iraniane të naftës për arsye ende të panjohura është rrëzuar në Detin Kaspik.
Sexhadi ka vënë në dukje se helikopteri kishte vajtur në platformën e naftës Emir Kebir për transportimin e të plagosurit dhe pasi është larguar nga platforma ai ka rënë në Detin Kaspik.
Ndër të tjera pasi ka deklaruar se 5 personat që ndodheshin në helikopter kanë humbur jetën, Sexhadi ka theksuar se kanë filluar hetimet për shkaqet e aksidentit.