Sinan Doğan
11 Korrik 2020•Përditësim: 11 Korrik 2020
Në 24 orët e fundit në Peru kanë humbur jetën 186 persona për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë në Peru tha se me 186 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 11.500 numri i viktimave nga COVID-19 ndërsa me 3.198 rastet e reja ka arritur në 319.646 numri i rasteve me koronavirus.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 210.638.
Rasti i parë me COVID-19 në Peru u regjistrua më 6 mars ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.