Sinan Doğan
15 nëntor 2021•Përditësim: 15 nëntor 2021
Ministri i Mbrojtjes i Perusë, Walter Ayala, të dielën dha dorëheqje "të parevokueshme" pas mosmarrëveshjeve me qeverinë rreth promovimeve të diskutueshme brenda Forcave të Armatosura, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Kam demonstruar veprim të besueshëm ligjor dhe korrekt në procesin e promovimit dhe lehtësimit ushtarak. Unë marr përgjegjësinë e plotë politike për të. Prandaj si demokrat jap dorëheqjen e parevokueshme nga Ministria e Mbrojtjes. Faleminderit president Pedro Castillo", shkroi ai në Twitter.
Ayala theksoi se ai u përball me pengesa gjatë përpjekjes për të kryer detyrat e tij në politikë.
Më 8 nëntor, ai tha se ishte nën presion për promovimin e komandantëve të lartë ushtarakë dhe shkarkimin e komandantëve të ushtrisë dhe forcave ajrore dhe i përcolli kërkesën e tij presidentit Castillo për të dhënë dorëheqje.
Ayala u emërua ministër i Mbrojtjes më 7 tetor pas dorëheqjes së kryeministrit Guido Bellido dhe kabinetit të tij.
Castillo u betua si president më 28 korrik.