Lokman İlhan
02 Shkurt 2018•Përditësim: 03 Shkurt 2018
BOGOTA (AA) - Në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, dje u ndalua qarkullimi i automjeteve private dhe motoçikletave me rastin e "Ditës pa automjete" e cila zbatohet për të tërhequr vëmendjen në ndotjen e ajrit dhe për ta nxitur popullatën të përdorë biçikleta, raporton Anadolu Agency (AA).
Në "Ditën pa automjete" në Bogota, e cila shënohet çdo vit të enjten e parë të muajit shkurt që kur qytetarët e miratuan atë përmes një referendumi në vitin 2000, lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të transportit publik, automjeteve tregtare dhe taksive.
Me rastin e këtij aktiviteti, vëmendje kanë tërhequr rrugët e zbrazëta ndërkohë që në disa rrugë të mëdha është vërejtur trafik i ngjeshur për shkak të korsive të ndara për ngasësit e biçikletave.